Librin ta lexojmë me syrin tonë e jo syrin e të vdekurve

 
Kurani pra është Libri për të cilin e kemi fjalën në këtë shkrim. Emri nga emrat e shumtë që ka është edhe Libër. “ Ne e zbritëm Librin, sqarues e qartësues” e thotë pra Kurani.
Ky Libër është i fundit i shpallur nga Zoti në vargune shpalljeve edhe para tij, popujve dhe profetëve të Zotit.
Libër që në kontekstin e tij ka dy drejtime;
1. Kontekstin historik
2. Kontekstin gjeneralë
Konteksti historik i takon sqarimit të së shkuarës para Muhamedit a.s, kurse konteksti gjeneralë apo i përgjithshëm dhe i përjetshëm flet për besimin, moralin, arsimimin e punën dhe adhurimin e mirësjelljen.
Në kontekstin gjeneralë ne sot duhet ta lexojmë, edhe në të ardhmen, varësisht rrethanave shoqërore. Sepse leximi i Kuranit apo kuptimi i tij nuk mund të jetë i përgjithshëm nëse e lexon një individ, shtresë apo popull, i obligueshëm për popujt tjerë.
Nëse arabët e kuptuan ndryshe ndonjë citat të Kuranit, kjo nuk do të thotë që edhe Shqiptarët e Indonezianët e Evropianët e Amerikanët duhet të pushojnë së kërkuari. Leximi arab nuk e bën obligativ syrin tonë dhe popujt tjerë t’i nënshtrohen kuptimit të arabit.
Nëse në të shkuarën, të vdekurit e kuptuan Kuranin ndryshe, ne sot kontekstin gjeneralë e lexojmë vet dhe e kuptojmë në përputhje me realitetin dhe aktualitetin.
Grupimet ekstremiste duan ta paraqesin sot veten si njerëz që e kanë frikën për të ardhmen e Kuranit dhe se duan t’ na tregojnë se po e ruajmë atë. Kurani s’ka asnjë arsye të ketë roje dhe kujdestari për t’u ruajtur.
Detyrë e njerëzve është të ruajnë njëri tjetrin e të kujdesen për mbarësinë e njëri tjetrit.
Ne duhet ta lexojmë me syrin tonë e jo me syrin e të vdekurve që shkuan.
Ne nuk kemi frikë dhe as që duhet të frikësohemi nga Kurani por edhe nuk frikësohemi për të ardhmen e tij.