Rreth Nesh

FOLTASH, eshte portal Islam i themeluar nga imamë, profesorë të shkencave Islame si dhe intelektual njohës te historisë së feve. FOLTASH, ka synim objektivitetin e Islamit. Rrethanat e krijuara në hapësirat Shqiptare, rreziku nga elementet radikale dhe ekstremiste si dhe ideologjite e huaja, bën që teologë profesionistë te Islamit te ofrojnë para besimtarëve alternativën e Islamit objektiv dhe burimor, Islamin që predikohët nga teologë të hapësirave shqiptare-islame, larg ndikimeve të ideologjive te jashtme. Qëllimi ynë nëpërmjet këtij portali është që nëpërmjet formave akademiko-shkencore, objektive dhe reale, burimore dhe permbajtësore të bëhet shqyrtimi i hollësishëm i temave dhe aspekteve të ndryshme të fesë Islame.

Ne së bashku do të mundohemi që të ngrisim vetëdijen qytetare dhe të ju tregojmë vëllezrve dhe motrave tona, të rinjëve dhe të rejave që Feja islame duhet të kërkohet tek burimet e saja dhe përfaqësuesit e vërtetë gjatë historisë, jo përmes veprave të një minoriteti të vogël që e shtrembëron atë. E vërteta është që në islam nuk ka fanatizëm apo detyrim. Islami është fe e cila është në harmoni të plotë me mirëkuptimin dhe tolerancën bashkëkohore. Secili kuader i mirëfilltë i Islamit nga mbarë hapesirat Shqiptare është i mirëpritur me shkrimet, analizat dhe komentet e tij. Portali është i hapur për të gjithë njohësit real të Islamit.