Xhamia “Isa ibn Merjem” e ndërtuar nga të Krishterët

Xhamia “Isa ibn Merjem” e ndërtuar nga të Krishterët

Në qytetin Madaba, në Jordaninë qendrore, 33 kilometra në jug të kryeqytetit, Aman, ndodhet xhamia “Isa ibn Merjem”.

Xhamia shihet si një shembull i bashkëjetesës mes myslimanëve dhe të krishterëve në një qytet, popullsia e të cilit ishte 78% e krishterë deri në fillim të shekullit të njëzetë.

Sot, të krishterët në Jordani janë afër 7% e popullsisë.

Fiset Krishtere dhuruan tokë në mes të qytetit dhe ndërtuan xhaminë Husein bin Talal.

Më vonë, muslimanët në nderim të Krishterëve e emërtuan xhamia : Isa Ibn Merjem”, ( Isa djali i Merjemes, të cilën ata e kishin ndërtuar.

Kjo ishte “për nderim të fiseve të krishtera dhe vëllazërisë së tokës dhe gjakut që i lidh ata me muslimanët”, thonë juristët.

Nga ana e tij, At Rifaat Badr, drejtor i Qendrës Katolike për Studime, thotë se ky hap pasqyron marrëdhënien e përbashkët historike mes të krishterëve dhe myslimanëve në qytetin jordanez.

Imami Mustafa Abu Rumman, një studiues në çështjet fetare, e konsideron ndërtimin e Xhamisë si një përgjigje të përshtatshme nga shoqëria jordaneze ndaj sektarizmit dhe ekstremizmit.