Njeriu njihet nga fytyra, fjala dhe veprimi.

 
Të tre këta elementë personalë të njeriut fillojnë e ndërtohen në fëmijëri. Sa më cilësore të jetë fëmijëria dhe edukimi i fëmijës aq më cilësorë do të jenë edhe këta tre elementë personalë.
Një edukim i organizuar nëpërmjet regullit, tolerancës dhe respektit e ndihmon fëmijën të ndërtojë “fytyrën”, “fjalët” dhe “veprimet e veta”.
Kjo nuk është detyrë e lehtë, pasi kërkon nga të rriturit shumë vetëdije e vullnet për ta realizuar, por nuk është e pamundur. Gjëja e parë, që duhet shmangur është, që i rrituri të mos numurojë sakrificat e tij.
Të mos numërojë gabimet e mosarritjet e fëmijës, por të njohë dhe shijojë arritjet e fëmijës.
Të mos e gënjejë, të mos e shohë të vogël, por një njeri që po rritet dhe që është përgjegjësi e tij, ta ndihmojë dhe krijojë kushte fëmijës të rritet mirë.
Lira Gjika