Në Islamin e Muhamedit a.s.

Në Islamin e Muhamedit a.s, armiku ishte dhe është djalli e jo njeriu..

Në Islamin e Muhamedit a.s, mik ishte dhe mbetet dija e të menduarit e jo mbyllja e injoranca.

Në Islamin e Muhamedit a.s, sinqeriteti, drejtësia e besnikëria janë vlera, kurse gënjeshtra, tradhtia e mashtrimi janë rrugë e djajve.

Në Islamin e Muhamedit a.s, mbizotëron butësia e dashuria dhe jo ashpërsia dhe urrejtja.