Kuptova se ankthi im, shqetësimi, frikësimi, stresi… nuk i zgjidh problemet tuaja, por i përkeqëson të miat.

Burri i tha gruas së tij, “Po dal jashtë me shokët…”

Ajo u përgjigj, “Mirë”.

Pas një kohe, djali tha: “Nënë, i kam marrë rezultatet e provimeve të fundvitit dhe nuk janë të mira”.

Djali priste të merrte një qortim nga e ëma, por për habinë e tij, nëna e tij me qetësi tha – Mirë. Nëse punoni shumë do të mund të bëni mirë dhe nëse jo do të duhet të përsërisni semestrin, varet nga ti.

Të nesërmen, vajza e saj erdhi tek ajo dhe me hezitim i tha – Nënë, unë e kam përplasur makinën.

Vajza kishte frikë se nëna do të zemërohej, por për habinë e saj, ajo tha – Mirë, çoje në servis makinash dhe rregulloje.

Zakonisht mamaje kishte qëndrimin e një personi të irrituar dhe inatosur, tani kishte ndryshuar papritur. Duke parë reagime të tilla, të gjithë u shqetësuan dhe menduan nëse diçka nuk shkonte.

Të gjithë erdhën tek ajo dhe e pyetën: “A ka diçka që nuk shkon? Pse po sillesh kaq qetë?”

Ajo buzëqeshi dhe u përgjigj: “M’u desh shumë kohë për të kuptuar se çdo person është përgjegjës për jetën e tij. Kuptova se ankthi im, shqetësimi, frikësimi, stresi… nuk i zgjidh problemet tuaja, por i përkeqëson të miat.

E kuptova që mund të të jap këshilla vetëm nëse më kërkohen, por varet nga ti që ta ndjekësh apo jo. Çfarëdo vendimi që merrni, pasojat e tij të mira apo të këqija, do t’ju duhet të jetoni me to. Unë nuk jam përgjegjëse për veprimet e askujt.

Kuptova se mund të kontrolloja vetëm veten. Detyra ime është të kujdesem për ju, të dua, t’ju inkurajoj, por pas kësaj gjithçka varet nga ju që t’i zgjidhni problemet dhe të gjeni lumturinë tuaj.

Prandaj, unë duhet të qëndroj e qetë dhe të lë secilin prej jush t’i zgjidhë problemet e tij vetë”.
[#shkollaSuksesit]