‘S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi’

‘S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi’, flet vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS’it

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,” tregon 11-vjeçarja