Kush të don ma shumë se baba?

Kush të don ma shumë se baba?

S’ka nevojë për përgjigje kjo pyetje kur mendon se mbas vullnetit të Zotit asht baba ma i pari ai që asht përfshi në vendimin që ti të vish në jetë. Ia ndij eren e shtatit si sot. Buzëqeshja e tij tipike inteligjente më rrin në sy përherë. Ia ndij zanin krejt të butë e përkdhelës… -hajde ta puth baba kryet!

Përqafimin e ngrohtë e kam në gjoks tanë kohës… -shpirti babës!
Përherë sa bahem gati të gaboj e ndjej këshillën mbas veshi… kadalë babush, mos shpejto! -je pak i ngutshëm ti… e kur gaboj, nji dorë e ngrohtë mbi krye më përkëdhelë e më rreh shpatullat… ani bab’, ani. S’bahet ndryshe pa gabue, tanë gabojmë.

Oh kjo dora jote që s’më ndahet! Sa mirë ma dha Zoti me ta fotografue bab! E ndjej e ndjej, por due edhe me e pa.
Bab shpirt sa m’ra mall!

-dora e babës, gjithmonë mbi krye-

Nga Xhabir

Tabaku