Galeria Kombetare ne Shqiperi

Është hapur në vitin 1946 me sipërfaqe ekspozimi rreth 5300 m². Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bera pas viteve 50. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shekulli XIII e vazhdon deri në ditët e sotme.

Aty ruhet edhe busti i parë shqiptar, i cili është busti i Skënderbeut, i punuar në vitin 1908 nga Murat Toptani. Që prej vitit 1999 është hapur për publikun një bibliotekë e Galerisë ku mund të shfrytëzohen albume, revista, kritikë dhe literaturë e ndryshme mbi artet figurative. Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 – 1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII – XIX