Kurani, dhe ADN-ja !!!

Kurani, dhe ADN-ja !!!

“Ne do t’u tregojmë atyre shenjat tona në horizonte dhe në vetvete derisa të jetë e qartë për ta se kjo është e Vërteta. A nuk mjafton që Zoti juaj është Dëshmitar i gjithçkaje? (41:53)

Kapaciteti i informacionit i regjistruar në ADN është i një madhësie që mahnit shkencëtarët. Ka mjaft informacion në një molekulë të vetme të ADN-së njerëzore për të mbushur një milion faqe enciklopedi ose 1.000 vëllime. Për ta thënë ndryshe, bërthama e një qelize përmban informacion, ekuivalent me atë në një enciklopedi prej 1 milion faqesh. Shërben për të kontrolluar të gjitha funksionet e trupit të njeriut. Për të bërë një krahasim, Enciklopedia Britanike me 23 vëllime, një nga enciklopeditë më të mëdha në botë, përmban gjithsej 25,000 faqe. Megjithatë një molekulë e vetme në bërthamën e një qelize, dhe e cila është shumë më e vogël se ajo qelizë, përmban një depo informacioni 40 herë më të madhe se enciklopeditë më të mëdha në botë. Kjo do të thotë se ajo që kemi këtu është një enciklopedi me 1.000 vëllime, e ngjashme me të cilën nuk ekziston askund tjetër në Tokë. Kjo është një mrekulli e dizajnit dhe krijimit brenda organeve tona, për të cilat evolucionistët dhe materialistët nuk kanë përgjigje.

Ne do t’u tregojmë atyre shenjat tona në horizonte dhe në vetvete derisa të jetë e qartë për ta se kjo është e Vërteta. A nuk mjafton që Zoti juaj është Dëshmitar i gjithçkaje? (41:53)

Ju mund të besoni se Kur’ani është shpallur, ose mund të qëndroni të painteresuar. Këtu në tokë, ju jeni të lirë të zgjidhni. Vetëm mos harroni, ju jeni përgjegjës për zgjedhjet tuaja në Ditën e Gjykimit.