Parajsë dhe ferr

Parajsë dhe ferr

Një mik po pyeste se si mundet Zoti që është “dashuri” dhe plot mëshirë t’i lejojë njerëzit të shkojnë në ferr dhe të torturohen atje. Thashë se Zoti i do këdo që krijoi dhe do që secili prej nesh të shkojë në Parajsë dhe të jetë me Të përjetësisht, por disa njerëz e refuzojnë ftesën e Tij.

Miku tha, por kush do ta refuzojë ftesën e Tij?

Thashë të gjithë ata që refuzojnë të pranojnë se Ai ekziston, ata që e refuzojnë atë, ata që refuzojnë të ndjekin mesazhet që Ai na dërgoi dhe ata që adhurojnë egoizmin e tyre dhe përdorin dhe abuzojnë me njerëzit… Të gjithë këta njerëz po i thonë Zotit se ata po e refuzojnë Atë dhe nuk duan ta pranojnë ftesën e Tij për të jetuar përjetësisht me Të në Parajsë. Prandaj, ata shkojnë në Ferr. Megjithatë, nuk na takon neve të gjykojmë, në fund të fundit është Vet Zoti që gjykon.