Besimtari i vërtetë nuk ka arsye të shqetësohet për të vërtetën, sepse ajo nuk mbrohet me mendësi dhunuese.

Editorial i stafit:

♦️ Besimtari i vërtetë nuk ka arsye të shqetësohet për të vërtetën, sepse ajo nuk mbrohet me mendësi dhunuese.

Sa herë që filozofia mungon në jetën e përditshme, shoqëria dhe individi janë të bllokuar dhe izoluar në dualitetin e ngushtë të vetëm një pyetjeje: A bën a nuk bën?.

Sa herë që filozofia mungon në jetën e përditshme, shoqëria dhe individi mund të bien në grackën e ashpërsisë së dhunës.

Sa më shumë të mungojë apo të fshihet dhe pamundësohet pyetja, aq më e madhe është dhuna, aq më shumë dominon mashtrimi dhe aq më i lartë është zëri i shpifjeve në fe, kulturë dhe moral.

Sa herë që mungon një kulturë e lirë me vlera të mëdha njerëzore përmes teatrit, letërsisë e të menduarit, shoqëria bie viktimë e ekstremizmit të dhunshëm që “thërret në besim”

Nga iluzioni i superioritetit e frikësimi i tjetrit prodhon “fobinë e tjetrit” dhe pakësohet interesimi për besimin e vërtetë.

Në një shoqëri në të cilën mbizotëron predikimi i dhunshëm, besimtari i vërtetë humb lirinë e tij individuale për të zgjedhur mënyrat e tij të lidhjes me Zotin dhe format e dashurisë së tij për të.

Dijeni se sa më shumë përhapen protesta të maskuara fetare, aq më pak përhapet besimi shpirtëror.