Komentimi i Kuranit në gjuhën Greke Sofia Tsourlaki

Komentimi i Kuranit në gjuhën Greke

Sofia Tsourlaki

Aktualisht një studiuese doktorature në Universitetin SOAS të Londrës, në departamentin e feve, Sofia ka një MA në Studimet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme dhe një BA (Hons) në Historinë e Lashtë dhe Moderne.

Krijimi i një tefsiri në gjuhën greke. Një përpjekje e madhe që më tremb pa masë. Por populli im meriton të kuptojë dhe duke qenë se Greqia nuk është një treg i mirë, askush nuk ka krijuar një Tefsir-komentim në gjuhën time. Më duhet shumë kohë, deri më tani kam punuar afërsisht 100 orë dhe jam në El-Bekare, ajeti 7 (me fjalë të tjera, kam përkthyer/shpjeguar vetëm 17 ajete). Për çdo ajet, më duhet të studioj së paku dy Libra të komentimit dhe të paktën 5 përkthime të ndryshme. Siç i thashë me shaka vajzës sime, mund ta mbaroj për 25 vjet. Por, besoj tek Zoti. Nëse do Ai, do të përfundojë (një ditë). Nëse jo, e di që kam bërë më të mirën me qëllime të pastra. Lutuni për mua ka theksuar ajo!