Tregohet një anekdotë e bukur në botën e kardiokirurgjisë.

Tregohet një anekdotë e bukur në botën e kardiokirurgjisë.

Një ditë, një mekanik makinash, duke rregulluar motorrin e një makine, krahasoi punën e tij me atë të një kardiokirurgu: “Edhe unë i heq valvulat nga motorrët, i rregulloj dhe i vendos përsëri. Pra, pse ju e keni rrogën më të lartë??”

Kardiokirurgu u përgjigj me qetësi: “Sepse unë punën e bëj ndërsa motorri është i ndezur”.

Ai kardiokirurg ishte Michael E. DeBakey (1908-2008), një pionier në riparimin e aortës, transplantimin e arterieve koronare, transplantin e zemrës, riparimin e valvulave të zemrës dhe shpikës i pajisjes ndihmëse ventrikulare.