Ne po përballemi me shumë sfida në këtë kohë dhe gjithmonë njerëzimi është përballur me sfida.

Kur’ ani është një mirëkuptim Bashkëkohor!

Ne po përballemi me shumë sfida në këtë kohë dhe gjithmonë njerëzimi është përballur me sfida. Duke u ballafaquar me sfida është mënyra më e mirë se si ne mund të bëjmë dallimin-diferencën.
Gjatë historisë ballafaqimi me sfidat ka mundësuar rrugëtimin dhe mposhtjen e tyre nëpërmes dy qasjeve:
Njerëzit kur ishin të lirë të mendonin lirshëm dhe e dyta mirësjellja apo shembulli i mirë.
Njeriu e sheh arsyen, racionalen si mjetin më të duhur në secilën kohë për të kaluar suksesshëm si individ dhe kolektiv sfidat e vështirësitë.
Në shoqëritë myslimane historia njeh Ibn Rushdi që ishte i pari që lejoi dhe inkurajonte racionalen, mendjen. Dhe ai për këtë edhe shkroi gjatë e shumë libra. Por ajo që e rrënoj avancimin shkencorë është djegia e librave të tij, e që i dha fund tolerancës dhe diversitetit në mendime, nën pretekstin se s’lejohet askujt të mendoj apo shfrytëzoj mendjen për t’u ballafaquar me sfidat e kohës dhe ndryshimin e madh e të shpejt që po ndodh në secilën shoqëri njerëzore e veçanërisht në atë myslimane.
Pasi që Kurani është esenca e e besimit Islam, krejt varet se si e kuptojmë apo nga cili kënd e shohim atë. Varësisht kuptimit të tij, ne gjejmë personalitetin e secilit.
Nëse e kuptojmë Kuranin nga këndi i barazisë njerëzore, ne do të arrijmë të ndërtojmë harmoninë me të gjithë, pa dallim besimi. Nëse ne nuk mund ta kuptojmë kështu si është, atëherë sfidat në tokë janë të vështira dhe rruga para është e rëndë dhe pa sukses.