Të thuhet se Kuranin nuk mund ta kuptojmë veçse në gjuhën arabe eshte deklarim i pamatur, absurd dhe i dëmshëm..!!!

Ti nuk mundesh me kuptu Kuranin ne gjuhen tjeter, veçse në gjuhën arabe!

Kurani është deti e në deti di vetëm unë me notu!

Unë jam i mrrim dhe Librin e shenjtë mund ta shpjegoj vetëm i mrrimi !

Ti pasi nuk e dinë gjuhën e Kuranit në arabisht, mos u mundo fare, sepse nuk mund ta studiosh dhe nuk mund ta kuptosh ate ne ndonje gjuhë tjeter !!!

Zoti përveç gjuhes arabe, ska krijuar gjuhe tjeter per te marr vesh njerëzit dhe per te studiuar me te!

Kjo është një mendësi e cekët dhe primitive e çdo kujt që thotë kështu. Po, sepse bie në kundërshtim me vet tekstin kuranor i cili në disa vende tregon se; njëri nga argumentet e ekzistencës së Krijuesit është edhe diversiteti racor dhe linguistik i njerëzve në këtë botë!

Të thuhet se Kuranin nuk mund ta kuptojmë veçse në gjuhën arabe eshte deklarim i pamatur, absurd dhe i dëmshëm.