Prof. Asoc. Dr. Zamira Hyseni Duraku shpërblehet me mirënjohje për veprimtarinë shkencore.

Ne kuader te projektit ” Gratë që Inspirojnë” Assist Kosovo sjell profilin e Profesoreshës UP, Zamira Hyseni!

Prof. Asoc. Dr. Zamira Hyseni Duraku shpërblehet me mirënjohje për veprimtarinë shkencore.

Sot më 15 shkurt 2022, në kuadër të ceremonisë së përvjetorit të 52-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Profesoresha e Asociuar dhe Shefja e Departamentit të Psikologjisë, Dr. Zamira Hyseni Duraku, pranuar mirënjohje nga Rektori Prof. Dr. Naser Sahiti për “promovimin e kërkimeve shkencore të Universitetit të Prishtinës në arenën ndërkombëtare”.

Puna kërkimore e udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Hyseni Duraku është botuar në revista shkencore ndërkombëtare të shtëpive botuese të njohura si Springer dhe Sage & Routledge.

Veprimtaria e saj shkencore e publikuar në artikuj, libra e monografi shkencore e bëjnë ndër autoret më të lexuara dhe të cituara të UP-së, ndër studiues të shumtë nga vendi e bota të fushës së psikologjisë dhe edukimit.

Interesimet e saj kërkimore përfshijnë faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor dhe performancën akademike të nxënësve të nivelit shkollor dhe të studentëve universitarë. Fokusi i studimeve të Prof. Hyseni- Duraku përfshin gjithashtu çështje të tjera që ndërveprojnë me cilësinë e sistemeve arsimore, përfshirë faktorët me ndikim në punën e punonjësve arsimorë dhe angazhimin e prindërve në aktivitetet mësimore të fëmijëve të tyre – të të gjitha cikleve parauniversitare.

Prof. Hyseni-Duraku krahas punës shkencore dhe mësimdhënies, njihet gjithashtu për kontributin e saj në udhëheqjen e Departamentit të Psikologjisë.

Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj punës, çasja motivuese, inovative, gjithëpërfshirëse dhe parimore janë vetëm disa nga cilësitë e shumta të prof. Hyseni Duraku, përmes të cilave kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë studentët, Departamenti i Psikologjisë, Fakulteti Filzofik dhe Universiteti i Prishtinës.

Departamenti i Psikologjisë përgëzon dhe krenohet me të arriturat e Prof. Asoc. Zamira Hyseni

Në kuadër të projektit ” Gratë që Inspirojnë” Assist Kosovo sjell profilin e Profesoreshës UP, Zamira Hyseni!