Ne sot duam të kuptojmë fenë sot me syrin e kohës..

Ne nuk e kemi lexuar ende Kuranin!

Ne ende jemi duke polemizuar në çështjen e Kuranit, ne po themi kemi besuar dhe vërtetë ka besimtarë të shumtë në Kuran. Por sa në realitet e kemi lexuar, sa e kemi kuptuar fjalën Lexo, si pikënisje e realitetit Kuranor.

A është e vërtetë që e kemi lexuar, nëse është lexuar unë jam i kënaqur dhe shumë i gëzuar, por tërë ky polemizim dhe kjo ndasi e thyerje midis besimtarëve, ky jo zhvillim dhe mbetja larg nga vendet e përparuara shkencore, na tregon realitetin se vërtetë nuk e kemi lexuar ende.

Tërë potenciali ynë si komb e si mysliman, jemi duke debatuar edhe më tej gjerë e gjatë rreth asaj se kush çfarë ka thënë, a ka thënë a jo etj.

Pra po debatojmë e polemizojmë shumë me thëniet e atyre që kanë vdekur shekuj më parë. Debat dhe polemikë e thyerje rreth thënieve të njerëzve që kanë shkuar. Thëniet e tyre mund kenë qenë të bukura, por janë të kontekstit kohor të atyre kohëve e jo për kohët e sotme.

Ata ndoshta e kanë kuptuar fenë, por kuptimi e mendësia e tyre mbi fenë është e kohës së tyre.
Ne sot duam të kuptojmë fenë sot me syrin e kohës, në kohën e këtij hovi të madh zhvillimor në secilën fushë.

Asnjë çështje e asnjë problem ende ne nuk e kemi të zgjidhur, përse, sepse ne nuk e kemi lexuar Kuranin, por jemi edhe më tej në komentimin e mendësisë së shekujve të shkuar.

Kuranin duhet ta lexojmë me syrin e fjalës LEXO, kjo duhet të jetë pikënisje e jona sepse qëllimet e objektivat e Kuranit pikërisht nisen nga fjala Lexo!
Çdo nisje ndryshe nuk sjellë ndryshim e as avancim në zhvillim intelektual, shkencorë e akademik.