MULLA AHMET ÇUNAKU (1889-1952)


Mulla Ahmet Çunaku nuk ishte vetëm një hoxhë, por ishte një shkollë, një mejtep, një medrese. Nuk ishte vetëm një hoxhë, por ishte edhe një edukator, mësues, predikues.
Nuk ishte një hoxhë për të vdekurit, por ishte një hoxhë për gjallët, të cilët ishin të lodhur nga hallet. Mulla Ahmeti Çunaku ishte një udhëheqës shpirtëror, ishte një prinjës popullor…

Kush ishte Mulla Ahmet Çunaku?

Mulla Ahmet Çunaku lindi në vitin 1889 në katundin Lluga të Llapit. Mësimet fillestare i kreu në katundin Sibofc, ndërsa Medresenë në Prishtinë, pranë dijetarit, Myderrizit, Hafiz Islam Nekofcit, i cili i kishte krye studimet në Damask, Siri.
Në vitin 1918, menjëherë, pas diplomimit, Mulla Ahmet Çunaku e filloi shërbimin e tij në xhami. U emërue në Xhaminë e katundit Lluzhan të Llapit si hoxhë (imam) mësues e predikues.
Predikimet e tij në xhami, nëpër shtëpi, në oda të burrave, nëpër kuvende ishin edukuese, shëruese, gjallëruese, frymëzuese..
Meqë ishte dijetar, gojtar, kuvendar, trim, atdhetar i duel zani në tërë Llapin dhe me të shpejtë u përhapë në gjithë Gollapin…
Në vitin 1924 u shpërngulë në Prishtinë, më vonë në Drenovc, ndërsa në vitin 1939 në Lupq të Podujevës, ku shërbeu si hoxhë në një zonë të madhe e cila përfshinte dhjetë fshatra.
Në vitin 1941, Mulla Ahmet u zgjodhë anëtar i Pleqësisë së Islihatit (Pajtimit) me qendër në Vuçitërnë.
Si në kohën e Krajlit , në Mbretërinë e Jugosllavisë, që ishte burg për shqiptarët, ashtu edhe pas vitit 1941, nën pushtimin fashist-nazist, Mulla Ahmet Çunaku vepronte si një prinjës shpirtërorë, si një prinjës popullor dhe iu tregonte me shembuj nga Kur’ani se qysh çlirohet e ndriçohet vatani….
Në vitet 1944-1945, pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën forcat komuniste, për shkak të qëndresës që bënte Mulla Ahmeti, kundër pushtetit komunist, menjëherë filloi ndjekja e tij nga spiunët, shërbëtorët e pushtetit…
Mulla Ahmet Çunaku edhe në ilegalitet vepronte, predikonte e udhëzonte…. E udhëzonte popullin edhe me këto fjalë:
“ Ky pushtet komunist, ky pushtet i ri, për shqiptarët, për besimtarët, ashtë edhe ma i zi , sepse nuk asht shlirues, por a pushtues, asht pushtet komunist, pa Zot, pa din, pa iman, pa vatan, asht ateist….”
Në vitin 1947, për shkak të veprimtarisë së tij për liri, Mulla Ahmeti u arrestue, ndërsa në vitin 1949 me pesë vjet burg u dënue….
Mulla Ahmet Çunaku, pra, nuk ishte vetëm një hoxhë, por ishte një shkollë, një mejtep, një medrese. Nuk ishte vetëm një hoxhë, por ishte edhe një edukator, mësues, predikues.
Nuk ishte një hoxhë për të vdekurit, por ishte një hoxhë për gjallët, të cilët ishin të lodhur nga hallet.
Mulla Ahmeti Çunaku ishte një udhëheqës shpirtëror, ishte një prinjës popullor…
Ndrroi jetë me 6 Prill 1952, në Drenoc të Prishtinës, në moshën 63 vjeçare, duke mbetur një shembull frymëzimi, udhëzimi, ndriçimi në rrugën fetare dhe kombëtare….

Shkrimi eshte nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë