Muhammedi a.s. është “mëshirë për të gjitha botët”

Muhammedi a.s. është “mëshirë për të gjitha botët”, me emërtimin e tij me emra të bukur Fisnik, ai zë një pozitë të veçantë ndër pejgamberët tjerë. Zoti i Madhërishëm asnjë njeri apo pejgamber më parë nuk e ka cilësuar me emrat e tij “er-Rauf” (shumë i dhimbshëm) dhe “er-Rahim” (shumë i mëshirshëm), ndërkaq këtë e ka bërë me Muhammedin a.s. kur i thekson veçoritë e këtij pejgamberi të fundit:

“Vërtet që ju ka ardhur juve një i dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja. (Është) i brengosur për ju, e për besimtarët është i butë dhe i mëshirshëm.”(et-Teubeh, 9 : 128)

Ndaj është detyrë e ndjekësve të besimit Islam që të përçojnë mesazhin e butësisë, mëshirë, dhembshurisë dhe dashurisë.

#Foltash