Me ne, jo për ne.

Me këtë thirrje filloi marshi i nxënësve dhe mësimdhënësve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down.
Kjo ditë na kujton edhe një herë të gjithëve që me më shumë vëmendje, përkujdesje dhe dashuri, ne mund të ndryshojmë jetën e shumë fëmijëve me këtë sindromë.
Ëndrra e nxënësit të shkollës sonë Ensar Jashari është që në të ardhmen të bëhet doktor, andaj sot ai veshi mantelin e bardhë, vuri stetoskopin dhe mati tensionin e drejtorit të shkollës dhe disa mësimdhënësve të tij.
Nxënës të tjerë në kënde të ndryshme zhvilluan aktivitete me mesazhe sensibilizuese për sfidat që përballin fëmijët me sindromë Down dhe mundësive që kemi ne, ashtu që bashkërisht t’i ndihmojmë në zhvillimin e shkathtësive bazike për jetë.
Me muzikë, argëtim e përqafime u përmbyll shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.
Dashuria nuk njeh kromozome!
marrë nga postimi i shkollls fillore Emin Duraku Prishtinë