Fëmijët me sindrome down mund ta kenë fytyrën ndryshe, por janë të njëjtë nga natyra.

Kjo është vajza ime Zana, ajo sot në kopsht do të bëj aktivitete në mbështetje të fëmijëve me Sindomën Down. Unë, bashkë me të në shtëpi bëra një punim, duke u përpjekur t’i spjegoj pak a shumë se edhe ata janë sikur ne, pavarësisht se pamje pak dallojnë, por kjo s’duhet të jetë pengesë që t’i pranojmë në shoqëri.
Të nderuar prindër:
Mos i mësoni fëmijët të paragjykojnë pamjen e jashtme sepse kështu nuk do ta njohin kurrë bukurinë dhe veçantinë e brendshme.
Fëmijët me sindrome down mund ta kenë fytyrën ndryshe, por janë të njëjtë nga natyra.
Mund të ishte fëmija im, mund të ishte fëmija yt, prandaj mos bëni dallime ju si prind dhe s’do të bëjnë dallime as fëmijët tuaj në shoqëri.
Blerina Ademi Sahiti