Kujtojmë të kaluarën e ndërtojmë paqen dhe vendin tonë..!

Beqir Sadik Beqa (8.11. 1980 – 22. 6. 2001)

Beqir Ismet Sadiku, ka lindur më 8 nëntor të vitit 1980 në fshatin Sllupçan në një familje të njohur atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Edhe pse kishte dëshirë të flakët të vazhdonte shkollimin e mesëm, këtë dëshirë nuk e realizoi për shkak të kushteve të rënda ekzistenciale.

Për këtë arsye, me kohë iu përkushtua zejes së zdrukthëtarisë dhe pasi kreu me sukses kurset përkatëse u bë mjeshtër i njohur.

Me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqiri nuk mund të vazhdonte i qetë të punonte në mjeshtërinë e vet, edhe pse nga puna që bënte varej mbijetesa ekonomike e familjes.

Me rastin e shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Beqiri iu përgjigj thirrjes për mobilizim. Fillimisht ishte sistemuar në Brigadën 122 të Zonës Operative të Pashtrikut, por ndërkohë merr pjesë edhe në Operacionin “Shigjeta”, ku tregoi trimëri dhe heroizëm. Ai nuk iu nda frontit deri në çlirimin e Kosovës, në qershor të vitit 1999.