Krenarë janë ata popuj që bëjnë shpikje shkencore që u shërben njerëzve pa dallim race e kombësie dhe feje.

Kush ka drejt të krenohet?

Dëgjojmë shpesh njerëz e shoqëri të tëra se si e ndiejnë veten e kombin e tyre krenarë. Jam krenar dhe jemi krenarë, e dëgjojmë shpesh. Jam krenarë me bindjet e mia, me ideologjinë time, me besimin tim fetar… etj.

Nganjëherë me të drejt e shumë herë jo, krenaria e vet shpallur pa ndonjë të arritur individuale dhe kolektive është e pa bazë dhe jo e qëndrueshme.
Ndonjëherë ndodh edhe që disa kur dështojnë në secilën fushë të jetës, e gjejnë mbulimin e dështimit me frazën;

Jam krenarë që jam ky dhe jam krenarë që i takoj fesë sime…

Feja do njerëz që krenaria e tyre është me të arritura e jo në dështime. Të dështuarit nuk janë përfaqësues të fesë e as kombit.
Por cilat shoqëri kanë drejtën e krenarisë?

Po!

Krenarë janë ata popuj që e kanë mposhtur varfërinë.

Krenarë janë ata popuj që kanë sjellje të bukur dhe kulturë e civilizim.

Krenarë janë ata popuj që kanë shëndetësinë e zhvilluar dhe arsimimin cilësorë.

Krenarë janë ata popuj që nivelin e pastërtisë dhe ambientit e kanë në shkallën më të lartë të mundshme.

Krenarë janë ata popuj që bëjnë shpikje shkencore që u shërben njerëzve pa dallim race e kombësie dhe feje.