Për ata që nuk e dinë, fjala “DITURI” përmendet 854 herë në Kuran..!

Zoti në Kuran e përmend fjalën “DITURI” 854 herë, kurse shumë çështje tjera që i bëjnë të rëndësishme nuk i përmend as edhe një herë..!

Sipas Kur’anit, Zoti ka bërë një botë të mbushur me shenja, që qeniet njerëzore të reflektojnë dhe të meditojnë. Besimi, nuk duhet të bazohet në besim e pasim të verbër ose thjesht në respektimin e traditave; përkundrazi, duhet të bazohet në njohuri, reflektim dhe mirëkuptim. Kur’ani përmend fjalën “dituri” në forma të ndryshme 854 herë.
Qeniet njerëzore nxiten në Kuran të mendojnë, të marrin parasysh dhe të përdorin arsyen.
Kur’ani thotë:
dhe thuaj: “Zoti im, më shto në dituri”. (20: 114)
Mesazhet nuk na nxisin të kemi besim të verbër, të trashëguar, por ato u bëjnë thirrje qenieve njerëzore të mendojnë për shenjat që i rrethojnë në mënyrë që të arrijnë besimin.
Kur’ani dhe traditat profetike i shtynë muslimanët e hershëm në kërkim të dijes. Shkenca nuk u pa që ishte në kundërshtim me besimin. Përkundrazi, konsiderohej të ishte një detyrë fetare për të studiuar dhe kuptuar.