Kotësia nuk është vlerë, ajo është dëm i pa shërueshëm..!

Kotësia nuk është vlerë, ajo është dëm i pa shërueshëm..!

Shkencëtarët janë ata që me angazhim e zell të pashoq, në vendet përparimtare, duan të shpikin ilaçin që shëron dhe shpëton jetët e njerëzve.
I Madhërishmi Zot në shumë prej citateve të Kuranit ka potencuar vlerën dhe rëndësinë që ka dija dhe i dituri, por edhe ai që kërkon diturinë. Të përqendrosh veten dhe tërë mundin tënd sot, për të nxjerrë barin shërues për këtë virus është trimëri, guxim dhe vlerë.

Heronj të vërtetë janë ata që qëndrojnë në laboratorë duke përdorur trurin, dijen dhe vullnetin për t’i shërbyer njerëzimit.Zoti ka urdhëruar dije, mësim, studim, meditim e logjikë. Ai na dha mendjen dhuratën më të çmuar, ndaj ne duhet ta përdorim atë dhe të u duartrokasim secilit që derdh djersën e tij për jetët e njerëzve.Kotësia nuk është vlerë, ajo është dëm i pa shërueshëm.

I dituri dhe kërkuesi i dijes nuk e gjen veten në mesin e atyre që flasin kot, shkruajnë kot dhe kur vdesin nuk lënë gjurmë madhore pas vetes.Dijetarët që u shërben dija e tyre njerëzimit, gjurmët e tyre mbesin të pavdekshme dhe në kujtesë të gjeneratave dhe frymëzim.Çdo shtim i diturisë së vërtetë është shtim i fuqisë njerëzore.

#foltash