I lumi ai që është i vendosur në rrugën e drejt.

E sheh kulmin e shtëpisë duke u shembur dhe thotë; bëhet mirë!

Para se të bjerë kulmi i shtëpisë ke kohë të dalësh nga ajo nëse veq ke arritur në atë shkallë të rrënimit të saj. E si bëhet rrënimi? Rrënimi i shtëpisë është kur njeriu përfundimisht harron vlerën dhe epet pas asaj që shkatërron jo vetëm individë, por edhe shoqëri të tërë.
Entuziazmi dhe besnikëria e shpëtojnë shtëpinë dhe kulmin e saj, kurse iluzionet dhe imagjinata e shkatërrojnë, e rrënojnë kulmin që është ndërtuar më parë me vuajtje nga të parët.
Fundi i iluzionistëve është si vdekja… Iluzionisti imagjinon se si të tjerët vdesin, kurse harron veten dhe kulmin e shtëpisë së tij që është duke u shembur.
I lumi ai që është i vendosur në rrugën e drejt. I shpëtuar është ai dhe kulmi i shtëpisë së tij.