Cili është ndryshimi midis konformitetit dhe diversitetit?

Cili është ndryshimi midis konformitetit dhe diversitetit?
Shumica prej nesh ndjehen rehat kur dëgjojmë një opinion që konfirmon atë që ne e konsiderojmë të vërtetë.
Kur në fakt opinionet që sfidojnë normën mund të nxisin mendime të reja. Të tregosh atë që dëshiron të dëgjosh është si të flasësh me veten, kur jetojmë në një botë ku njohja e tjetrit është shumë e rëndësishme.
Çdo profet që Zoti na dërgoi ndonjëherë na sfidoi të mendojmë. Nuk bëhet fjalë për të drejtën apo të gabuarën. Bëhet fjalë për guximin për të marrë në konsideratë ide të reja.
Një nga këto ide është të kuptojmë se ne të gjithë kemi Një Krijues, i cili na krijoi të gjithëve. Prandaj, nëse mendojmë se ky Krijues është i denjë për t’u dashur nga ne, të duash ata që Ai krijoi është në të vërtetë ta duash Atë.
Pra, cili është ndryshimi midis konformitetit dhe diversitetit?
Konformiteti është kur këmbëngul se nuk do të më pranosh nëse nuk kam të njëjtat bindjet e tua, ndërsa diversiteti është kur pranon që Zoti na krijoi të ndryshëm si një provë për ne në tokë. Sa më mendje hapur të jemi, aq më shumë pranojmë se diversiteti është i mirë për të gjithë ne.
Na sfidon të mendojmë më shumë, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të shohim madhështinë e Krijuesit tonë.
Për sa na përket ne, i duam të gjithë njerëzit dhe dëshirojmë të jetojmë në paqe me të gjithë ata.