Vetëm 3 ditë para skadimit të kontratës, Messi dhe Barcelona arrijnë marrëveshjen për vazhdim

Më në fund vjen lajmi që e pritën gjatë tifozët e Barcelonës. Leo Messi ka vazhduar kontratën me klubin katalan deri në qershor të vitit 2023.

Fabrizio Romano raporton se Barcelona do ta zyrtarizojë marrëveshjen gjatë javës së ardhshme.

Të dy palët po punojnë për të rregulluar detajet përfundimtare të klauzolave në kontratë.

Kujtojmë që Messi ka pasur kontratë valide deri më 30 qershor 2021./Indeksonline