Uji me kripë nuk e shuan etjen!
Disa e duan drurin dhe hekurin, disa e duan fuqinë, disa e duan femrën, disa e duan veten.. dhe asnjë nga kjo dashuri nuk e shuan etjen!
Disa i thonë tjetrit se të dua deri në vdekje e në realitet edhe kjo nuk shuan etjen nëse nuk është e sinqertë.
Sa më shumë pimë ujë me kripë etja shtohet. Dashuria për çdo gjë në këtë botë është natyrshmëri e njeriut, secili do diçka në këndin e vet dhe shijen e tij.
Secila ka fillim dhe mbarim. Por dashuria ndaj Krijuesit e shuan etjen, është e përhershme në qëndrueshmëri.
Zoti ynë, ne jemi krijesa, ti je Krijuesi, na bë prej atyre që shtojnë dhe fuqizojnë dashurinë në gjithësi. Jeta jonë, vdekja dhe ringjallja janë në sundin Tënd.