Mendoni pak për veten dhe shumë për të tjerët

Mendoni pak për veten dhe shumë për të tjerët

Kushdo që i kushton shumë vëmendje të menduarit për veten, përfundon duke u hutuar. Ndërton ështu një mur përballë botës dhe ushqehet me pasiguritë e saj. Më shumë sesa të mendosh për veten, gjëja e duhur për të bërë është t’i lejosh vetes të jesh.

Lumturia e vërtetë është të jesh në gjendje t’u shërbesh të tjerëve. Nuk ka asgjë që krahasohet me kënaqësinë e të bërit mirë. Kush është bujar tregon se është edhe i fuqishëm. Kjo është në fund të fundit ajo që ju lejon të vlerësoni veten.