Leximi ka një numër të madh përfitimesh, disa prej të cilëve janë renditur më poshtë.

Nëse jeni një prej atyre shumë njerëzve që nuk e kanë të lexuarit një zakon të rregullt, atëherë po humbni shumë: leximi ka një numër të madh përfitimesh, disa prej të cilëve janë renditur më poshtë.

1. Stimulimi mendor
Ashtu si gjithë muskujt e tjerë të trupit, truri ka nevojë për ushtrime që të qëndrojë i fortë e i shëndetshëm, kështu që fraza “përdore ose humbe” është vecanërisht me vlerë kur vjen fjala tek mendja juaj.

2. Reduktimi i stresit
Pavarësisht sa shumë stres keni në punë, në marrëdhëniet personale, apo probleme të tjera të shumtë që ndeshni në jetë, të gjithë largohen kur zhyteni në një histori të bukur. Një roman i shkruar bukur ju transporton në vende të tjerë, ndërsa një artikull angazhues ju shpërqëndron dhe ju mban në të tashmen, duke bërë që tensionet të largohen dhe duke ju ndihmuar të relaksoheni.

3. Dijet
Gjithcka që lexoni mbush kokën tuaj me copëza informacioni, dhe ju nuk e dini asnjëherë se kur do ju mund t’ju duhet. Sa më shumë njohuri që keni, aq më të aftë do të jeni që të përballoni sfidat që do të ndeshni.

4. Zgjerim fjalori
Sa më shumë që lexoni, aq me më shumë fjalë ekspozoheni, dhe pashmangshmërisht ato do të hyjnë në fjalorin tuaj të përditshëm.

5. Përmirësim i kujtesës
Leximi i librave është jetik edhe për mësimin e gjuhëve të reja, pasi mësohesh me kontekstin, i cili rrit të folurit dhe rrjedhshmërinë.

6. Aftësi më të forta të mendimit analitik
Kur lexoni një libër, duhet të mbash mend një sërë personazhesh, të kaluarat e tyre, ambiciet, historinë, dhe nuancat, si dhe nëntemat e ndryshme.

7. Përmirësim i fokusit dhe përqëndrimit
Kur lexoni një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet tek historia – pjesa tjetër e botës thjeshtë largohet, dhe ju mund të zhyteni në gjithë detajet që përthithni prej librit. Përpiquni të lexoni për 15-20 minuta para punës dhe do të habiteni sa i fokusuar do të jeni kur të shkoni në zyrë.

8. Aftësi më të mira në shkrim
Kjo shkon krah për krah me zgjerimin e fjalorit tuaj: nëse lexoni vepra të shkruara mirë do të ndieni ndikimin në shkrimin tuaj, pasi vëzhgimi i stilit të rrjedhshëm të shkrimtarëve të tjerë do të ketë ndikim në mënyrën tuaj.

9. Qetësia
Përvec qetësisë që shoqëron leximin e një libri të mirë, është e mundur që tema për të cilën lexoni të sjellë paqe të madhe së brendshmi. Leximi i teksteve spiritualë mund të ulë tensionin e gjakut dhe të sjellë një ndjesi të madhe qetësie, ndërkohë që leximi i librave për zhvillimin personal është treguar se ndihmon njerëzit me crregullime humori apo sëmundje të buta mendore.