Ka nga ata myslimanë që e shohin Islamin përmes pamjes së jashtme të një personi

Ka nga ata myslimanë që e shohin Islamin përmes pamjes së jashtme të një personi dhe të tjerët që e kuptojnë atë përmes karaktereve, vlerave dhe etikës.

Grupi i parë ka një kuptim sipërfaqësor të asaj që është Islami dhe është shumica e muslimanëve në këtë kohë. Kjo është arsyeja që muslimanët nuk po mund të shkëputen nga vorbulla që vazhdon të tërheqë poshtë.

Shpresa jonë më e mirë është përmes riedukimit të të rriturve dhe planifikimit për programe të reja arsimore për të rinjtë tanë duke u mësuar atyre etikën, vlerat dhe mendimin kritik.