E kemi pra një problem të panevojshëm e aspak të duhur..!

E kemi pra një problem të panevojshëm e aspak të duhur. Si ta mbrojmë besimin tonë dhe besimin e tjerëve. Secili që beson duhet të di se ku e ka të vendosur bindjen, besimin. Besimi është bindje në shpirt që s’ka nevojë aspak për kujdestari dhe roje.

Ajo që i duhet njeriut sot është puna natë dhe ditë, mësimet dhe studimet, angazhimi në vazhdimësi sepse çdo sekondë i jetës është me vlerë. Besimi mbetet në gjoks, zemër dhe shpirt e që s’ka nevojë për ta ruajtur dhe kujdestari.