“Pse kemi frena në makinën tonë?”, iu drejtua klasës profesori i fizikës… studentët u përgjigjën të gjithë gabim!

Një herë në orën e fizikës, mësuesi i pyeti studentët: “Pse kemi frena në makinën tonë?”

Një student u ngrit dhe u përgjigj: “Mësues, për të ndaluar makinën.”

Një student tjetër u përgjigj: “Për të ulur dhe kontrolluar shpejtësinë e makinës.”

Një tjetër tha: “Për të shmangur përplasjen”.

Nuk vonoi shumë dhe, të gjithë studentët filluan të jepnin përgjigje të ngjashme. Kështu, mësuesi vendosi t’i përgjigjej vetë pyetjes.

Ai tha: “I vlerësoj të gjitha përgjigjet tuaja. Edhe pse e shikoj krejt ndryshe këtë çështje – Frenat në makinë, na japin mundësinë të shpejtojmë, të ecim më shpejt me makinë.”

Duke dëgjuar këtë, në klasë ra heshtje e thellë, sepse askush nuk e kishte imagjinuar këtë përgjigje.

Mësuesi vazhdoi, “Për një moment, le të supozojmë se makina jonë nuk ka frena, atëherë sa shpejt jemi në gjendje ta ngasim makinën tonë? Janë pikërisht frenat në makinë që na japin kurajë për të ngarë makinën më shpejt dhe për të arritur në destinacionin tonë.”

Të gjithë studentët u hutuan. Ata kurrë nuk menduan në këtë mënyrë për frenat në makinë.

Mësuesi buzëqeshi dhe vazhdoi: “Në mënyrë të ngjashme, ka shumë frena të tilla në jetën tonë, të cilat na ndalojnë ose na kufizojnë për momentin. Prindërit, mësuesit, miqtë tanë na pyesin për drejtimin që duam të ndjekim në jetë, karrierën apo vendimet tona në jetë.

Ne priremi t’i shohim pyetjet dhe këshillat e tyre ose situatat e vështira si frena që pengojnë ritmin tonë.

Por, çka nëse i shohim ata si mbështetësit ose katalizatorin tonë që na mundëson të ndërmarrim rreziqe duke siguruar që ne jemi të mbrojtur. Sepse ndonjëherë, duhet të ndalemi apo edhe të tërhiqemi, në mënyrë që të bëjmë një kërcim gjigant.

Është për shkak të pyetjeve apo situatave të tilla që ne jemi në gjendje të arrijmë këtu ku jemi sot. Pa këto Frena, ne mund të rrëshqasim, të humbnim drejtimin ose të bëheshim viktimë e një aksidenti fatkeq.”

Prandaj, duhet të kuptojmë se Frenat në jetën tonë nuk kanë për qëllim të na pengojnë ose të na lidhin, por të na ndihmojnë të ecim përpara më shpejt se më parë. Në mënyrë që të arrijmë në destinacionin tonë shpejt dhe të sigurt.

A duhet të jemi mirënjohës (situata të vështira) në jetë apo thjesht t’i shohim ato si pengesë për punën tonë?