Duhet riinterpretim i shumë çështjeve për të dëshmuar epërsinë.

Duhet riinterpretim i shumë çështjeve për të dëshmuar epërsinë.

Ashtu si shoqëritë perëndimore duhet të rivlerësojnë qasjen dhe idetë e tyre për epërsinë e idealeve të tyre, po ashtu edhe komunitetet muslimane duhet të kuptojnë se traditat e tyre kanë nevojë për riinterpretim përmes angazhimit të përqendruar në Kur’anin dhe traditën e Profetit Muhamed. Është e kotë që dijetarët të këmbëngulin se janë superior ndaj tjerëve nëse nuk ofrojnë zgjidhje për të sfiduar vlerat dhe epërsinë që ofron Islami.
Me fjalë nuk argumentohet superioriteti i askujt ndaj palëve tjera.
Duhet riinterpretim i shumë çështjeve për të dëshmuar epërsinë.

Mendimi Islam duhet të moderohet në kohë, pa cenuar fundamentet, nga analistë të guximshëm dhe mendjemprehtë të dallimeve ndërmjet idealeve Kur’anore siç mund t’i kuptojmë sot dhe interpretimet historike.

Ndryshimi i perceptimit të Islamit kërkon edukim mbi thelbin e Islamit dhe një demonstrim të besueshëm të këtij thelbi në praktikë.
Islami në kohë reale nëpërmjet mesatares dhe drejtave të garantuara, larg interpretimeve politike, është zgjidhje e bukur që siguron qëndrueshmëri intelektuale dhe paqësore.
E drejta e besimit, e drejta për jetë dhe liria e njerëzve, respekti për mjedisin fizik, respektimi i dinjitetit njerëzor, barazia gjinore mbi bazën e drejtësisë, e drejta e fjalës së lirë, janë gjëra që duhet të rishikohen dhe diskutohen veçanërisht mes besimeve monoteiste.