Besimi në Zotin është qetësi e rehati e assesi telash dhe problem.

Është krejtësisht e natyrshme që njerëzit kanë ditë dhe jetë edhe të lumtur por edhe njëkohësisht të mundimshme dhe me sprova e sfida nga më të ndryshmet.Por njeriut nuk i nevojitet një problem shtesë që mund t’i vu vetes si barrë. Besimi apo imani nuk duhet të paraqet asnjë problem për individin, sepse besimi në Zotin është qetësi e rehati e assesi telash dhe problem.

Por janë disa që krejtësisht çështjen e besimit e paraqesin vërtetë problem serioz.Këta e paraqesin nevojën për t’u kujdesur për besimin e vet dhe të tjerëve. Askush s’ka nevojë të jetë kujdestarë i besimit të vet e assesi edhe të tjetrit. Besimi është bindje, personi ose beson ose mohon, ka të atillë që ende kanë lëkundje.

E kemi pra një problem të panevojshëm e aspak të duhur. Si ta mbrojmë besimin tonë dhe besimin e tjerëve. Secili që beson duhet të di se ku e ka të vendosur bindjen, besimin. Besimi është bindje në shpirt që s’ka nevojë aspak për kujdestari dhe roje.

Ajo që i duhet njeriut sot është puna natë dhe ditë, mësimet dhe studimet, angazhimi në vazhdimësi sepse çdo sekondë i jetës është me vlerë. Besimi mbetet në gjoks, zemër dhe shpirt e që s’ka nevojë për ta ruajtur dhe kujdestari.