Nëse duam të shkojmë mirë me ta duhet të jemi fqinjë të mirë. Nëse duam që ata të na respektojnë, duhet t’i tregojmë respekt. Nëse duam që ata të njohin Islamin, duhet të jemi ambasadorë të mirë të besimit tonë. Nëse duam që ata të respektojnë Kur’anin, duhet të tregojmë respekt ndaj shkrimeve të tyre të shenjta. Po sikur të zotohemi të jemi fqinjë të mirë dhe të përpiqemi të dimë se kush janë fqinjët tanë. Praktikojeni atë që e predikoni: “Nuk është një besimtar ai që shkon në shtrat i ngopur duke e ditur që fqinji i tij është i uritur. “Profeti Muhamed a. s. Safi Kaskas, jeton në SHBA dhe është përkthyes i Kuranit në gjuhën angleze