A keni dëgjuar për njerëzit e moralit të lartë?

 
Rrëfim:
Kishte ardhur një person nga Amerika dhe në rrugë pranë semaforëve ishte ndalur dhe aty një djalosh që pastronte dritaret e veturave.
A mund ta pastroj dritaren tuaj zotëri?
Po i kishte thënë dhe i dha njëzetë dollarë.
A mund të pyes diçka pasi jeni në Amerikë, kam dëgjuar që atje ka Universitete që japin bursa shkollimi për ata që kanë notat superiore në të mesmen dhe unë kam gjitha kriteret e plotësuar dhe flas shkëlqyeshëm gjuhën angleze.
Pronari i veturës e mer dhe drekojnë s’bashku.
Djaloshi tha që babai më ka vdekur kur isha dy vjeç, nëna më punon kuzhiniere kurse motra dhe unë në rrugë pastrojmë dritare të veturave.
Zotëriu me shtetësi Amerikane, i merr dokumentacionin dhe i siguron pranimin në një Universitet Amerikan dhe bashkëshortja e tij i siguron vizë edhe nënës së djaloshit e vajzës dhe i bëjnë befasi djaloshit.
Pas dy viteve studimi ai shpallet inxhinieri më i ri në moshë dhe arrin gradën më të lartë të njohurive.
Pas një kohe djaloshi me nënën e motrën i shkojnë para shtëpisë së zotëriut që i kishte mundësuar ardhjen në Shba, pronari e sheh djaloshin duke i pastruar dritaret e veturës.
E pyet, çfarë po bën.
U përgjigj:
Asgjë të re, vetëm dua të jem falenderues dhe nuk dua të harroj se ku isha e ku jam.
Ndaj të jam mirënjohës përjetë!