Ta mësojmë gjuhën tonë

Ta mësojmë gjuhën tonë

A shkruhet me të madhe “Toka”, apo me të vogël “toka”?

Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë. P.sh.:

Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Toka, Urani, Ylli Polar etj.

Mirëpo, emrat: dielli, dheu, hëna, toka etj., shkruhen me shkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma të astronomisë. P.sh. perëndimi i diellit; temperatura në det e në tokë është e ndryshme; një natë pa hënë etj.
~Prof. Eroll Sejdiu