Nasruddin Albani

Refuzoi partitë fetare dhe kritikoi “Vëllazërinë Myslimane” dhe “Grupin Tableegh”…

Albani akuzoi drejtuesit e Vëllazërisë për injorancë.
Ai tha në një nga mësimet: “Shumë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane flasin me zë të lartë për atë që nuk e dinë dhe thonë atë që nuk e dinë. Më pyetën më shumë se një herë që udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane në Algjeri kishte thënë:

Nëse i Dërguari, do të jetonte sot në këtë epokë do të vishte xhaketën dhe pantallona. Albani i ishte kundërpërgjigjur:
Nëse njeriu flet nga injoranca, atëherë asgjë nuk qëndron para injorancës së tij.
Në lidhje me themeluesin e “Vëllazërisë Myslimane” Hasan el Benna, ai ka thënë: “ Ishte një thirrës por jo dijetarë.”

Albani ka folur edhe për të ashtuquajturit “selefist” e të cilët i quan vëllezër, për dallim nga tjerët:

“Ne nuk i këshillojmë vëllezërit tanë selefitë në tokën e madhe të Zotit në çdo vend islam të bëjnë punë politike, edhe nëse kjo punë buron nga vetja e tyre, e lëre më që ata të punojnë sipas të tjerëve.”

Ai kishte deklaruar: “ Nga politika në jo politikë dhe në lënie.”