Kuptimi i paqes në Islam.

 
Është një gjendje e harmonisë fizike, mendore, shpirtërore dhe shoqërore, të jetuarit në paqe me Zotin nëpërmjet nënshtrimit dhe të jetuarit në paqe me të tjerët duke i trajtuar ata ashtu siç dua të më trajtojnë mua.
“Paqja” është një prej cilësive të Zotit. Ai e quan veten “Paqja” (Assalam), kështu që kur ne po përpiqemi të ndërtojmë paqen me të tjerët, ne po bëjmë vullnetin e Tij për jetën tonë.
Islami i nxit besimtarët e tij që të kërkojnë paqe në të gjitha fushat e jetës. Qëllimi përfundimtar i Kuranit për muslimanët është të krijojë një rend shoqëror paqësor dhe të drejtë, të bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta për të gjithë.