I takon besimit Hindus, por thotë se ka projektuar falas dhjetëra   xhami dhe 4 kisha

I takon besimit Hindus, por thotë se ka projektuar falas dhjetëra   xhami dhe 4 kish

Në shtetin Kerala të Indisë, arkitekti i shquar i këtij vendi, 85 vjecari Govindan Gopalakrishnan, ka rrëfyer se ka projektuar falas 100 projekte të xhamisë të ndërtuara në Kerala për myslimanët dhe 4 kisha për të Krishterët.

Shumë mysliman e njohin edhe me nofkën: ”Njeriu i xhamisë”.

Arkitekti ka thënë se këtë e bën nga fakti se e dua shumë unitetin e njerëzimit.

Në shtëpinë e tij mbanë kopjen e Kuranit dhe Biblës dhe thotë se i lexon me dëshirë e vullnet. Gjitha besimet i dua, sepse jemi njerëz dhe duhet promovojmë paqen e dashurinë dhe unitetin midis të gjithëve pa dallim.

Në një rrëfim për alarabia ai ka treguar se në nderim të myslimanëve e agjëron tërë Ramazanin si dhe agjëron pashkët në nderim të Krishterëve e në veçanti gruas e cila i takon besimit Krishterë.

“Unë i mirëpres të gjitha fetë në shtëpinë time sepse ato janë begati dhe diversiteti është kulturë ka thënë ai.