Feja është shumë më shumë se kaq..!

Ka njerëz që qajnë në heshtje pa lot, kujdesuni për shqetësimet e tyre!

Ju flasim njerëzve edhe për namazin, agjërimin, Haxhxhin dhe bamirësinë-sadakanë, por jo të gjithë kanë shqetësimet e njëjta. Janë të ndryshme shqetësimet e njerëzve, disa i shfaqin hapur e me lot kurse të tjerë që qajnë në heshtje por pa lot.

Shqetësimet e atyre që qajnë pa lot por në heshtje duken në fytyrat e tyre të zymta e në heshtje të thellë.

Këtë kategori njerëzish duhet pasur parasysh.

Ndihmojeni atë që është në nevojë dhe krizë shpirtërore e fizike. Jo të gjithë e kanë vëmendjen vetëm se si të marrin abdes, krahas kësaj kanë edhe nevojat dhe situata të vështira e sprova të kësaj bote.

Feja nuk është vetëm namaz, agjërim e Haxhxh.  Feja është shumë më shumë se kaq, është punë, ndihmesë, mirësjellje, angazhim e përkushtim, ndihmë ndaj kategorive të shoqërisë që janë në krizë e shumë gjëra tjera.

Ndaj para se t’ju flasim njerëzve mbi botën tjetër, shpërblimin e ndëshkimin, le t’u tregojmë për shpërblimin e punës në këtë botë dhe t’u ndihmojmë atyre që janë duke u “ndëshkuar’ nga vuajtjet e mjerimi në këtë botë.