Zoti nuk thërret të trasohet mendimi i gatshëm që ndalon mendimin kohor

Zoti nuk thërret të trasohet mendimi i gatshëm që ndalon mendimin kohor

Përderisa grupet radikale dhe të ideologjisë ekstremiste fetare po tentojnë të imponojnë veten duke u fshehur pas petkut fetar islam, një pjesë e të mençurve nuk janë të mendimit që atyre t’u servohet mendimi i gatshëm.
Pothuajse nuk ka mbetur asnjë çështje e të mos e mbështjellin me petk fetar apo thënie e fabrikuar që i vishet pejgamberit të Islamit. Ekzistimi i Zotit është çështje e pa diskutueshme, por prapë njerëzimi e ka lirinë e besimit apo mos besimit. Tjerat janë të mundshme për t’u diskutuar.
Por, në këtë editorial, ne synojmë të pyesim ata që vetëm kritikojnë në fjalimet e tyre fetare, mallkojnë e ofendojnë e ndërsa nuk sjellin alternativa. Përpos ndalesave që na i sjellin e që janë qindra mijëra, e kundërshtimeve në çdo gjë, ata aspak në fjalimet e tyre nuk ofrojnë alternativë. E vetmja ofertë që vjen prej tyre është: Servimi i mendimit të gatshëm e assesi alternativë për t’u diskutuar. Tema të thata, të kota e të kaluara dhe të përgjithshme e jo ofertuese.
E përse besimtarëve u ndalohet që secili të mendoj e meditoj me kokën e tij? Cila është arsyeja që një besimtarë frekuentues i fjalimeve fetare të mos ketë drejtën e mendimit personal. Besimtarët e në veçanti praktikuesit e fesë kanë nevojë të dalin nga ky rreth i ngushtë, nga rrethi që nuk lejon mendimin ndryshe, nga rrethi që nuk pranon qëndrime fetare me kokën e tjetrit e të gatshme. Secila kohë duhet të ketë mendimin në kohezion e jo të trashëguar apo të gatshëm.
Mendimi i kohëve të kaluara i takon s’ kaluarës, ashtu sikurse ata që ishin para nesh i takojnë të kaluarës. E kaluara mbetet në kujtesë, por mendimi i asaj kohe mbetet i tillë e jo gjeneralë apo i përgjithshëm.
Lejoni, hapni rrugën e debatit dhe mendimeve të reja në hap me kohën. Zoti i do ata që mendojnë, logjikojnë dhe meditojnë. Zoti nuk thërret të trasohet mendimi i gatshëm që ndalon mendimin kohor të duhur dhe më se të nevojshëm.