Islami mëson ekuilibrin në mendim dhe veprim. Edhe pse disa praktikues mund të shkojnë në ekstreme, vetë feja nuk pranon asnjë formë të ekstremizmit apo fanatizmit.
Në fakt, gjetja e rrugës së mesme është një parim i përgjithshëm i sjelljes në Islam. Kurani dhe Suneti përmbajnë udhëzime specifike që i largojnë njerëzit nga ekstremet.
Thotë Zoti në Kuran: “Ne ju bëmë një popull të moderuar, që ju të dëshmoni për njerëzimin dhe i Dërguari të dëshmojë për ju”.
Është absolutisht e qartë se në çdo gjë që bëri Muhamdei a. s është se ai ishte njeriu më i ekuilibruar dhe më i moderuar nga njerëzit dhe praktikisht në çdo situatë do të merrte vetë rrugën e mesme dhe do t’i inkurajonte të gjithë ata që ishin me të të bënin të njëjtën gjë.