Njerëzit që kanë pikëpamje tjera, është gabim t’i shikojmë me vetëm njërin sy.

Filozofia e fesë e ndërtuar mbi parimin e pranimit të tjetrit

Filozofia e fesë ka parimet dhe objektivat e veta. Ajo është e ndërtuar mbi themelin e thirrjes për dashuri, paqe, tolerancë dhe pranim të tjetrit. Këto janë elemente dhe shenja që e bëjnë të pranuar dhe Hyjnore fenë e Zotit.

Njeriu duhet respektuar si njeri pa dallim bindjeve të tij fetare, nacionale apo etnike. Njeriu është Krijesë e Zotit dhe si i tillë duhet shikuar me dy sytë.

Njerëzit që kanë pikëpamje tjera, është gabim t’i shikojmë me vetëm njërin sy tonin.

Ata janë njerëz, dhe filozofia e fesë është koncepti i llojllojshmërisë-diversitetit.

Njeriu për njeriun ka detyrë të ruaj nderin, pasurinë, jetën, mendjen dhe pikëpamjen. Secili ka drejtën e jetesës e besimit dhe mendimit.

Zoti nuk ka ngrit asnjë popull a komb mbi popujt tjerë. Në esencë të gjithë janë krijesë e Zotit dhe dallimi më pas është se kush është më vepër miri.