Debato në atë që dëgjon e sheh, mos polemizo por debato. Debati është amanet i Zotit për njeriun e të cilin e pranoj vetëm njeriu, jo qiejt e as toka e as kodrat. Qartësoje vizionin tënd përmes dijes e leximit.
Të debatojmë do të thotë të mos pasojmë verbërisht duke qenë vetëm dëgjues e asnjëherë parashtrues të pyetjeve.
T’i kthehemi atij libri të madh që është i ruajtur në pllakë e nga ajo pllakë është nxjerrë Tevrati, Ingjili e Kurani e aty janë edhe emrat tonë.
Duke u shtuar vitet, dobësohet shikimi kurse qartësohet vizioni. Prandaj është më se e duhur që të qartësojmë veten para se të na epet libri ditën e llogarisë.
#FOLTASH