Asnjë betejë e jetës nuk fitohet duke qëndruar si urrejtës..!

 

Urrejtja për çdo gjë dhe kundër çdokujt, është argument se personi që urren ende nuk është liruar nga e keqja dhe dëshmon se urrejtësi e ka të humbur betejën.
Asnjë betejë e jetës nuk fitohet duke qëndruar si urrejtës ndaj secilit dhe kjo tregon paaftësinë për të menduar e vepruar në dobi të vetes.
Askush nuk ka pësuar nga syri urrejtës i tjetrit. Shkencëtarët e të diturit kanë vazhduar rrugën dhe nuk janë ulur për t’u dorëzuar përballë urrejtjes së atij që qëndron i shtrirë.
Suksesi arrihet edhe nëse je i rrëzuar, në këtë rast ngrihesh e nuk qëndron i dorëzuar.
Urrejtja si fenomen është e dëmshme për personin urrejtës sepse atij nuk i sjell asgjë urrejtja, vetëm se e dërmon veten dhe e bën të paralizuar në mendje e tru.
Urrejtja është nga veprat më të pa dëshiruara te Zoti. Ai nuk e do urrejtjen dhe urrejtësin.
Atdheu, kultura, identiteti e besimi nuk mund të mbrohen me urrejtje e as nuk mund të përparon një shoqëri që në mesin e saj është i madh numri i atyre që urrejnë dhe nxisin për urrejtje.