Njëzetë lekë apo njëzet lekë?
Shekulli i njëzet apo shekulli i njëzetë?
Format e sakta janë: njëzet lekë dhe shekulli i njëzetë.
Pse në sjembullin e parë pa -ë (njëzet) e në të dytin me -ë (i njëzetë)?
Sepse në shembullin e parë kemi emër, kurse në shembullin e dytë mbiemër prejnumëror (më parë i kanë thënë: numëror rreshtor).
Pra, kur përdoret si emër, shkruhet pa ë: njëzet lekë, njëzet djem, njëzet fjalë…
Kurse, kur mbiemërzohet (përdoret si rreshtor), atëherë merr -ë: shekulli i njëzetë, rreshti i njëzetë, dita e njëzetë…
Që ta kemi më të lehtë dallimin, kryesisht mund të mbështetemi te nyja: nëse nuk ka nyjë, kemi emër dhe nuk i vëmë -ë (njëzet) e , nëse ka nyjë, kemi mbiemër dhe i vëmë -ë (i njëzetë).
Si për numërorin njëzet, vlen edhe për numërorin dyzet. Si për mbiemrin i njëzetë, vlen edhe për mbiemrin i dyzetë. Dyzet vjeç, në minutën e dyzetë.
~Prof. Ilmi Rexhepi